Musliu për Specialen: Ka ardhë koha që Kuvendi i Kosovë që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë ndërkombëtare, ta ç’bëjë

Ganimete Musliu nga radhët e PDK-së, ka reaguar pasi Specialja refuzoi kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Musliu tha se kjo nuk është drejtësi, por një akt i turpshëm. Gjithashtu Musliu tha se është koha që Kuvendi i Kosovës ta zhbëjë këtë gjykatë, transmeton…

Lajme

18/03/2025 10:19

Ganimete Musliu nga radhët e PDK-së, ka reaguar pasi Specialja refuzoi kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Musliu tha se kjo nuk është drejtësi, por një akt i turpshëm.

Gjithashtu Musliu tha se është koha që Kuvendi i Kosovës ta zhbëjë këtë gjykatë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet. Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejrësinë në thelbin e saj. Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore. Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dali të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke. Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejrësisë. Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë nderkombëtare, ta ç’bëjë! Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qendro stoik siç ke qendruar gjithmonë./Lajmi.net/