Në Beograd kërkova njohjen e Kosovës!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Beograd ka kërkuar nga deputetët serbë që Serbia edhe de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Lajme

27/04/2015 07:55

“Kërkova nga deputetët serbë mos t’i mashtrojnë qytetarët e tyre, por t’u tregojnë atyre se Kosova është shtet”, ka thënë Musliu.

Ajo ka bërë me dijnë muajin qershor një delegacion i Kuvendit të Serbisë pritet ta vizitojë Kosovën.

Ndërsa duke folur për veshjen e saj kuq e zi dhe bartjen e simbolit të Republikës së Kosovës në Beograd, Musliu ka thënë se ka pasur dy simbolika: e para, se është shqiptare; e dyta, sipas saj, për t’i treguar Serbisë se përfaqëson shtetin e Kosovës.

Musliu ka bërë me dije se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë qenë në Beograd kanë folur me krenari se Kosova është shtet.

“Si përfaqësues të Kosovës gjatë gjithë kohës jemi prezantuar dinjitetshëm, duke iu referuar Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe duke ua rikujtuar deputetëve të Serbisë realitetin që ka ndodhur në Kosovë”, ka deklaruar Musliu.