Musliu: KQZ dhe diplomacia jonë u vunë në shërbim për t’ia siguruar votat Albinit e Donikës- shteti i kapur në të gjitha hallkat
Ganimete Musliu nga PDK-ja ka deklaruar se KQZ-ja dhe diplomacia janë vënë në shërbim të votave për Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas saj tani po bëhet e qartë se ankesat e mërgimtarëve që KQZ i pengoi të regjistrohen si votues nëpër misionet diplomatike jashtë vendit, paskan qenë të vërteta. “Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura…

Lajme
Ganimete Musliu nga PDK-ja ka deklaruar se KQZ-ja dhe diplomacia janë vënë në shërbim të votave për Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas saj tani po bëhet e qartë se ankesat e mërgimtarëve që KQZ i pengoi të regjistrohen si votues nëpër misionet diplomatike jashtë vendit, paskan qenë të vërteta.
“Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiak, të cilët të vetmen detyrë e kanë sigurimin e votave për Albinin dhe Donikën. Se shteti, në të gjitha hallkat e tij, është i kapur. Se jemi në prag të instalimit të një diktature”,tha Musliu
Ajo theksoi se diaspora nuk është e Kurtit, por mundësitë më të mira po ju ofrohen atyre që bërtasin “Albin baba”./Lajmi.net/