Musliu kërkon dënim maksimal për personat që dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar dënim maksimal për personat që dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturën.

Lajme

06/02/2019 16:33

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas publikimit të lajmit për abuzimin seksual ndaj të miturës në komunën e Drenasit, shkruan lajmi.net.

Musliu përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar dënim sa më të shpejtë dhe maksimal në për personat që dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren.

Postimi i plotë i Musliut pa ndërhyrje:

Sa poshte kemi degradu si shoqeri e si shtet. SHKOLLA dhe POLICIA te shendrrohen ne ankth, traume e vuajtje.

“Polici” , “Mesuesi” dhe “Mjeku” kush do ta mendonte qe nje e re sot te behet pre e gjahut te tyre???? Denim te shpejte e maksimal per keta monstuma! #Mjaft kemi heshtur!. /Lajmi.net/