Muslimanët në mbarë botën duke pritur festën e Fitër Bajramit (Foto)

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin, pas një muaji të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Bota

17/07/2015 08:28

Në këtë ditë muslimanët në gjithë botën bëjnë lutje dhe kalojnë kohën me familjet e tyre duke ofruar dhurata për njërin tjetrin, dhe për bamirësi, transmeton lajmi.net.

Xhamia e Madhe në Mekë

Një foto të bërë në bërë nga kullat e një hoteli, shihen adhuruesit muslimanë duke u lutur në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë musliman të Mekës, një ditë para përfundimit të muajit të Ramazanit. 

2

Një mysliman nga Indonesia i fryen zjarrit në lojën me topa zjarri, e njohur si “bola api”, përpara festimeve të Fitër Bajramit në Yogyakarta.

a

Pasagjerët në Bangladesh ulen në çatinë e një treni, që të arrijnë të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre për të festuar Fitër Bajramin.

3

Vizatime në duar për klientët përpara festës së Fitër Bajramit që shënon fundin e Ramazanit, në një sallon bukurie në Karaçi.

4

Një shitës i rrugëve ofron fruta të coptura për besimtarët muslimanë që të bëjnë iftarin në ditën e fundit të tyre të agjërimit, përpara se të fillojnë festën e Fitër Bajramit në Kalkuta të Indisë.

5

Një foto tjetër, gjithashtu e marrë nga kullat e një hoteli, tregon adhuruesit muslimanë duke u lutur në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës, një ditë para përfundimit të muajit të Ramazanit. 

6

Një shpërthim fishekëzjarresh pranë një auto-kolone të zhurmëshme gjatë një tubimi festiv në rrugët e Xhakartës në Indonezi në prag të Fitër Bajramit.

7

Një shitës pakistanez bën ëmbëlsira tradicionale, duke i përgatitur për të shënuar fetën e Fitër Bajramit. /lajmi.net