Mushkolaj për krizën politike: Po ndodh pasi partitë politike kanë vendosë me na blloku, kanë kalu çdo kufi
Analisti kosovar, Imer Mushkolaj foli për krizën aktuale politike në vend duke u shprehur se është kaluar çdo kufi të arsyejes politike kjo zvarritje në krijimin e institucioneve të reja Ai tha se bllokada po ndodh pasi subjektet politike kanë vendos me blloku tash e sa kohë pas zgjedhjeve. “Pak a shumë jemi në njëfarë…

Lajme
Analisti kosovar, Imer Mushkolaj foli për krizën aktuale politike në vend duke u shprehur se është kaluar çdo kufi të arsyejes politike kjo zvarritje në krijimin e institucioneve të reja
Ai tha se bllokada po ndodh pasi subjektet politike kanë vendos me blloku tash e sa kohë pas zgjedhjeve.
“Pak a shumë jemi në njëfarë situate shumë interesante, një situate të bllokadës, jo për shkak se përnjëmend ka nevojë me qenë kjo bllokadë por për shkak se partitë politike kanë vendosë me na blloku tash e sa kohë pas zgjedhjeve. Pra zgjidhjet ekzistojnë, munden me u gjet zgjidhjet, mundemi me dal prek kësaj krize po e quajmë edhe pse sidomos partia në pushtet nuk mendon që ka krizë por nuk ka vullnet e ky vullnet nuk ekziston për arsye jashtëzakonisht jo-parimore ndoshta edhe për arsye krejt personale madje as partiake jo po krejt personale. Pra jemi në këtë situatë që në njëfarë forme tani nëse shohim edhe idetë që vijnë prej opinionit publik apo njerëzve të cilët po na rrethojnë thjesht më nuk po iu intereson çfarë po ndodh për shkak se përnjëmend e ka kalu çdo kufi të arsyejes politike kjo zvarritje në krijimin e institucionave të reja” tha Mushkolaj për GazetaBlic.