Mushkolaj: Pas shfuqizimit të Speciales, çdo alternativë tjetër do të ishte më e dëmshme

Analisti Imer Mushkolaj, tha se çdo alternativë pas shfuqizimit do të ishte më e keqe se Gjykata Speciale.

Lajme

10/01/2018 08:05

Ai tha se ka munguar iniciativa, qoftë edhe verbale për me i ndjekë këto krime.

“Nuk po e bëj përgjegjës vetëm një krah politik, po jam tu folur si shtet, si Kosovë… Po iniciativa vendore e Kosovës ka munguar dhe kjo ka ndiku për krijimin e Gjykatë Speciale”, tha Mushkolaj.

Ai në emisioni Debat Plus, tha se përpjekja për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale mund të konsiderohet si përpjekje për të heqë dorë nga zbardhja e krimeve.