Musafa: Marrëveshjet e arritura në Bruksel me peshë historike
Kryeministri Isa Mustafa duke komentuar për marrëveshjet e arritura dje në Bruksel, ka thënë se këto marrëveshje janë me peshë historike në rrugën e forcimit të shtetit dhe ruajtjes së miqësisë me BE-në dhe SHBA-të.

Lajme
Mustafa në një postim në Facebook, ka thënë se në seancën e parë të sesionit vjeshtor do të informohen deputetët për marrëveshjet e arritura.
“Në seancën e pare te sesionit vjeshtor do ta informojmë Kuvendin për katër marrëveshjet, te cilat, me 25 gusht , i arritëm në Bruksel. Janë këto marrëveshje me peshe historike në rrugën e forcimit te shtetit tonë dhe të partneritetit me BE-në dhe SHBA-në”, ka shkruar Mustafa. /lajmi.net