Murtezaj: Presim marrëveshje, pala serbe destruktive
Valon Murtezaj, Këshilltar i Kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se takimi i nesërm pritet të sjellë marrëveshje të paktën për çështjen e telekomit, por ai deklaroi se nuk mund të saktësohet se çfarë do të ndodhë saktë, sepse pala serbe nuk është bashkëpunuese.
Lajme
Murtezaj tha se në fushën e telekomit ka përafrime dhe në aspektin e energjisë, por nuk ka marrëveshje përfundimtar në asnjë prej këtyre temave.
“Në fushën e telekomit supozoj se do të arrihet marrëveshje nesër, edhe pse nuk mund të parashikojë se çfarë do të thonë pala tjetër.Kështu është kur ke të bësh me një palë destruktive”, tha Murtezaj për Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai tha se nuk pritet të ndodhë menjëherë heqja e barrikadës mbi Urën e lumit Iber, por të paktën të arrihet një marrëveshje që në të ardhmen të ndërmerren vendime.
“Ky takim është momenti mirë për të shpalosur qëndrimet për të gjitha temat. Fokusi i Kosovës do të jetë në kuadër të telekomit, energjisë, lëvizjen e lirë, heqjeve barrikadave dhe shpërndarjen e strukturave paralele në veri të Mitrovicës”, tha Murtezaj