Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Murtaja vret personin e dytë brenda javës, shtohet alarmi në Kinë

10:15 | 9 Gusht 2020

Një tjetër person humbi jetën nga sëmundja e rëndë e murtajës bubonike në rajonin e Mongolisë së Brendshme në Kinë.

Autoritetet kanë izoluar zonën ku banonte ai.

Kjo është viktima e dytë brenda një jave në Kinë, duke ngritur në nivelin e tretë alarmin nga sëmundja vdekjeprurëse.

Murtaja shkaktohet nga bakteret dhe transmetohet përmes pleshtave dhe kafshëve të infektuara. Kjo sëmundje vrau rreth 50 milionë njerëz në Evropë në Mesjetë.

CNN raporton se në këtë rajon të Kinës shfaqen në mënyrë të vazhdueshme raste të murtajës. Mendohet se ato vijnë për shkak të konsumit të marmotave, një kafshë e vogël e ngjashme me ketrin, por që jeton kryesisht në tokë dhe jo nëpër pemë.

Muajin e shkuar u regjistruan dy raste të dy vëllezërve që kishin konsumuar mish marmote. Banorët e kësaj zone konsumojnë veshkat e gjalla të marmotës pasi besojnë se sjellin shëndet të mirë. Marmotat mendohet se shkaktuan shpërthimin e vitit 1911 në këtë zonë, që vrau të paktën 63 mijë njerëz.