Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist.

Sport

22/01/2021 17:26

Muriqi goditi një top i cili përfundoi në rrjetë, fatkeqësisht goli u regjistrua si autogol, por kjo nuk e mohon faktin që sulmuesi kosovar ishte njëri nga më meritorët për fitoren e Lazios, transmeton lajmi.net.

Prizrenasi filloi ndeshjen mirë ku pati dy raste në pjesën e parë, dhe në fundin e pjesës së dytë goditja e tij doli vendimtare për ekipin e tij.

“Jam i lumtur për golin dhe fitoren që arritëm. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur goli ka munguar”, tha ai

“Shpresoj të jem zhbllokuar me këtë gol, në mënyrë që të shënoj të tjerë gola të rëndësishëm për të ndihmuar skuadrën“, përfundoi Vedat Muriqi./Lajmi.net/