Muriqi: Jam i lumtur për golat, por më shumë për lojën që treguam

Vedat Muriqi u deklarua për ndeshjen ndaj Qipros. Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në takimin e mbrëmjes së sotme, shkruan GazetaBlic Sport. Ndër të tjera, ai u shpreh i lumtur për kontributin personal të dhënë dhe fitoren e skuadrës. “Zhvilluam një ndeshje dhe një lojë fantastike sonte. Jam shumë i lumtur për golat, por edhe më…

Sport

27/09/2022 23:12

Vedat Muriqi u deklarua për ndeshjen ndaj Qipros.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në takimin e mbrëmjes së sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndër të tjera, ai u shpreh i lumtur për kontributin personal të dhënë dhe fitoren e skuadrës.

“Zhvilluam një ndeshje dhe një lojë fantastike sonte. Jam shumë i lumtur për golat, por edhe më shumë për nivelin e lojës që kishim. Duhet të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues dhe të japim maksimumin tonë për të bërë më mirë”, tha Muriqi