Muriqi i propozon Fenerbahces transferimin e Rashanit

Vedat Muriqi po tenton të bëhet “sebep” për një transferim të Elbasan Rashanit te Fenerbahce.

Sport

30/05/2020 14:19

Sulmuesi nga Prizreni, i cili është shndërruar në një nga transferimet më të mira të Fenerbahces viteve të fundit, i ka propozuar skuadrës së tij transferimin e Rashanit.

Është media e njohur turke, ‘Fanatik’ që raporton një gjë të tillë.

“Muriqi mendon se bashkëlojtari i tij në përfaqësuese, vlera e të cilit është 500 mijë euro, do të përshtatet lehtë te Fenerbahçe dhe do të jap kontribut të çmuar. Kontrata e Rashanit përfundon në fund të vitit dhe mund të transferohet për çmim të lirë”, thuhet në raport, përcjell lajmi.net.

Por, nuk dihet nëse Muriqi do të ketë fatin të luaj me Rashanin te Fenerbahce, pasi këtë verë mund të largohet pas shumë kërkesave nga Serie A dhe Premierligë.

Në anën tjetër, Rashani aktualisht është pjesë e Odd në Norvegji, dhe në 69 paraqitje ka shënuar 12 gola.

Lojtari gjithashtu ka katër gola edhe në fanellën e Kosovës./Lajmi.net/