Muriqi ‘elektrizon’ stadiumin, shënon super gol në debutim te Fenerbahce

Vedat Muriqi ka debutuar me një super-gol te Fenerbahce, në Superligën e Turqisë.

Sport

19/08/2019 19:26

Ylli i Kosovës ka arritur të shënoi në minutën e 17’, për të dyfishuar epërsinë e Fenerbahces, në përballjen kundër Gaziantep.

Muriqi pranoi një top me gjoks, duke e kontrolluar në mënyrën më të mirë, për të shënuar pastaj me një goditje vollej, shkruan lajmi.net.

Goli i djaloshit nga Prizreni, elektrizoi stadiumin vendas, me gjithë tifozët që u çuan në këmbë duke duartrokitur Muriqin./Lajmi.net/