Muriq i “ftohtë akull” i vetëm para portës, momenti kur e turpëron kundërshtarin me një veprim
Burnley, ekipi që ka siguruar inkuadrimin në Premierligë, të hënën mbrëma e ngriti lart trofeun e Championship. Skuadra angleze, pjesë e të cilës është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq triumfoi 3:0 kundër Cardiff Cityt në shtëpi, shkruan lajmi.net. “Gardiani” që përfaqëson Dardanët u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit…

Sport
Burnley, ekipi që ka siguruar inkuadrimin në Premierligë, të hënën mbrëma e ngriti lart trofeun e Championship.
Skuadra angleze, pjesë e të cilës është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq triumfoi 3:0 kundër Cardiff Cityt në shtëpi, shkruan lajmi.net.
“Gardiani” që përfaqëson Dardanët u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit në këtë ndeshje.
Muriq mori vëmendje në një rast gjatë ndeshjes kur e “turpëroi” kundërshtarin e tij me një lëvizje.
Portieri Muriq pranoi një top të kthyer nga bashkëlojtari i tij, ndërkohë që u vë në presion nga kundërshtari Davies i cili vrapoi t’ia rrëmbejë atij topin.
Megjithatë, përpjekja e Davies shkoi huq, për shkak se Muriq e kontrolloi mjaft mirë situatën, madje largoi topin duke e futur atë në mesin e këmbëve të lojtarit rival.
Muric ?#twitterclarets pic.twitter.com/ilw9H1zeca
— ‘ (@kosovo_49) May 8, 2023
Burnley pas 46 ndeshjeve në Championship është i pari me 101 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/