Muric: Nuk e pashë topin në golin e parë

Arjanet Muric, portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll, ka folur pas ndeshjes së kësaj të fundit ndaj Çekisë.

Sport

14/11/2019 23:11

Gardiani i portës së Kosovës ka thënë se nuk e kishte parë topin në golin e parë, ngase iu kishte zënë pamja nga bashkëlojtarët e tij, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka folur edhe në lidhje me fyerjet që i janë bërë drejt tij nga tifozët çekë, duke thënë se vepruan si një ekip sportiv.

Ndiqeni intervistën e plotë:

“Sonte çekët ishin shumë të mirë. Kanë bërë presion lartë dhe nuk kemi mundur t’i bëjmë ballë. E patën vetebesimin, luajtën në shtëpi.

“Nuk e pashë topin tek gola e parë, lojëtaret u munduan ta bllokonin

“Kanë thënë gjëra raciste në gjuhën e tyre, ne u munduam të reagojmë si sportist. Nuk i kam degjuar këto fyerje”. /Lajmi.net/