Muri i Urimeve

Edi Rama ka postuar një video në Facebook, e cila tregon murin e Kryeministrisë së Shqipërisë të mbuluar me urimet e qytetarëve. “Hidhini një sy këtij klipi se është kënaqësi\", ka shkruar ai.

Lajme

26/12/2013 19:03

Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shfaqen urimet e qytetarëve për festat e fundvitit.

Mesazhet e qytetarëve dalin mbi murin e Kryeministrisë.

\”Just Great\”.

“Hidhini një sy këtij klipi, se është kënaqësi dhe mos e lini pa e marrë kënaqësinë e shkrimit të mesazhit tuaj mbi Kryeministrinë e kthyer në wall publik, për të uruar gëzuar duke dhuruar dashuri dhe njëkohësisht duke kontribuar me urimin tuaj për nje fond modest bamirësie!”, ka shkruar Edi Rama.