Murati nuk i bënë fajtore institucionet për mos intonimin e himnit kombëtar

Ministri i Diasporës, Valon Murati duke folur në emisionin ‘Info Magazinë’ në Klan Kosova, nuk beson se mos intonimi i himnit kombëtar me rastin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së të ketë qenë veprim i qëllimshëm nga ana e Qeverisë.

Lajme

06/03/2015 18:22

Murati më pas theksoi se ishte prezentë në atë moment dhe se normalisht nuk ishte një ndjenë e mirë.

“Jo vetëm unë por edhe të tjerët nuk janë ndjerë mirë. Nuk besoj që ka qenë diçka e qëllimshme nga Qeveria, nuk e di se kush e ka organizuar protokollin, mund të ketë qenë lëshim protokollar. Epopeja e UK-së është zhvillu me këtë himn me këtë flamur”, ka thënë Murati.

Ai më pas ka shtuar se duhet bërë me dije edhe ndërkombëtareve që të mos na bëjnë presion që të heqim dorë nga çdo gjë shqiptare.

Murati ka theksuar se himni kombëtar megjithatë do të duhej të intonohej.

Ministri i Diasporës gjithashtu ka folur edhe rreth deklaratës së ish-ministrit Aleksandër Jabllanoviq.

Murati tha se kishte kërkuar që të kemi një qëndrim për atë çështje sepse mendon se është çështje shumë e ndjeshme për të cilën Qeveria do të duhej të deklarohej.

Ministri mos prezencën e Listës Serbe në qeveri, pas shkarkimit të Jabllanoviqit e ka cilësuar më shumë si lojë politike.

Ai ka theksuar se më thelbësore se kjo janë ngërçet politike që ka Kosova.