Murati lavdërohet: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse ne

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se pensionet sot do të procesohet me rritje. Ndërsa ka thënë se asnjë qeveri nuk I ka rritur pensionet sikurse qeveria Kurti. Postimi i plotë i Muratit: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me…

Lajme

14/11/2025 12:45

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se pensionet sot do të procesohet me rritje.

Ndërsa ka thënë se asnjë qeveri nuk I ka rritur pensionet sikurse qeveria Kurti.

Postimi i plotë i Muratit:

Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti.

Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%.

Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit.

Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar.

Qeveria për pensionistët!