Murati e quan “ogurzi” deklarimin e Abdixhikut për fitimin e Trustit: Gjatë këtij viti ka kapur shifrën 203 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku pas deklaratës së këtij të fundit se Trusti po i humb gjysmë milioni euro çdo ditë, derisa shteti është në gjumë. Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky parashikim i Abdixhikut është “ogurzi” ndërsa vetëm gjatë këtyre nëntë muajve…

Lajme

31/10/2024 15:46

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku pas deklaratës së këtij të fundit se Trusti po i humb gjysmë milioni euro çdo ditë, derisa shteti është në gjumë.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky parashikim i Abdixhikut është “ogurzi” ndërsa vetëm gjatë këtyre nëntë muajve sipas tij, Trusti ka fituar 203 milionë euro, shkruan lajmi.net.

“Kthimi/fitimi i Trustit ka kapur shifrën 203 milionë euro për 9 muajt e parë të vitit 2024. Besoj u kujtohet parashikimi ogurzi që bënte Lumir Abdixhiku se si Trusti do të humbte nga gjysëm milionë euro në ditë. Kaq pra për seriozitetin e analizave e projeksioneve të tyre!”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: