Munishi “thyen heshtjen” për herë të parë pas shkarkimit te Prishtina: Do ishim heronj nëse referimi do ishte korrekt

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga posti i shefit të shtabit teknik te Prishtina. Munishi në fillim pati një sërë falënderimesh te klubi kryeqytetas, ndërsa shtoi se ata kanë pasur “sulme nga të gjitha anët”. “Falënderojë Plisat dhe qytetarët e Prishtinës për përkrahjen, bashkëpunëtorët e mi…

Sport

26/03/2023 21:25

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga posti i shefit të shtabit teknik te Prishtina.

Munishi në fillim pati një sërë falënderimesh te klubi kryeqytetas, ndërsa shtoi se ata kanë pasur “sulme nga të gjitha anët”.

“Falënderojë Plisat dhe qytetarët e Prishtinës për përkrahjen, bashkëpunëtorët e mi dhe futbollistët. Në kushte të vështirë kemi bërë një punë fantastike. Kemi pasur sulme nga gjitha anët. Por jemi këtu ku jemi. Nuk kam dashur të flasë menjëherë pas shkarkimit. Kam dashur t’i lë të qetë futbollistët”, tha Munishi në RTV Dukagjini, shkruan lajmi.net.

“Timonieri” kosovar deklaroi se ai dhe futbollistët e Prishtinës do të ishin heronj, nëse, sipas tij, referimi do të ishte korrekt duke aloduar se Prishtina është dëmtuar në këtë aspekt.

“Dihet se ku janë problemet e Prishtinës. Duhet të gjejnë mirëkuptim ata që janë aty. Mundem të them se do ishim heronj po të ishte referimi korrekt. Jemi dëmtu shumë si klub. Shpresoj që Prishtina të mos dëmtohet në të ardhmen”, shtoi ai./Lajmi.net/