Munishi: Kur futbollistët angazhohen vijnë të gjitha, të gjithë golat ishin të bukur

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Besës.

Sport

05/04/2021 17:16

Pas barazimit me Prishtinën, Gjilani triumfoi me rezultat të thellë 5 – 1 kundër Besës, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, tekniku prishtinas lavdëroi futbollistët, sidomos Fitonin.

“Fitoni është lojtar shumë i mirë si në sulm si në mbrojtje, jemi dal sot me formacion ofensivë dhe normalisht që Fitoni vetëm rolin e ka pas aty (mbrojtës anësor), sepse shumicën e kohës ka qenë në sulm, jam i kënaqur me të gjithë futbollistet”.

“Me të vërtetë më ka befasu me lojë të mirë Besa, ka lojtarë shumë të talentuar, rezultati nuk është ne raport me atë se çka kanë treguar dy skuadrat në fushë, jam i kënaqur me qasjen e lojtarëve dhe me seriozitetin e angazhimin. Kam një grup të futbollisteve që janë të dëshmuar, pavarësisht se Besa është përshëndet nga Superliga, por kemi pa që disa skuadra kanë dit me u befasu dhe mund t’i befasojë në të ardhmen”.

“Është e vërtetë që të gjithë golat ishin te bukur, nuk do ta veçojë asnjë. Me të vërtete më vjen mirë që shumë futbollistë u zhbllokuan në këtë takim, kur luan dhe angazhohesh vijnë të gjitha”, u shpreh ai.

Gjilani renditët në pozitën e katërt në tabelë./Lajmi.net/