Munishi falënderon Drenicën që e mposhti Prishtinën

Ismet Munishi ishte njëri prej njerëzve më të lumtur të dielën. Në fakt, trajneri i Llamkos Kosovës e ka shijuar me ëndje humbjen e Prishtinës në shtëpi nga Drenica, e cila ia mundësoi ekipit vushtrrias të shkëputet në dhjetë pikë dhe t’i afrohet titullit të kampionit në Raiffeisen Superligë. Dhe, trajneri prishtinas e ka një…

Sport

24/03/2014 10:30

Ismet Munishi ishte njëri prej njerëzve më të lumtur të dielën. Në fakt, trajneri i Llamkos Kosovës e ka shijuar me ëndje humbjen e Prishtinës në shtëpi nga Drenica, e cila ia mundësoi ekipit vushtrrias të shkëputet në dhjetë pikë dhe t’i afrohet titullit të kampionit në Raiffeisen Superligë.

Dhe, trajneri prishtinas e ka një përshëndetje të veçantë për Kuqezinjtë. “Drenices ja ka pa hajrin krejte Kosova e lere ma Vushtria Lamkos Kosova”, ka shkruar Munishi në rrjetin social Facebook.

Llamkosi pushoi këtë xhiro, duke i fituar tri pikë në tavolinë ndaj Hysit, i cili ishte tërhequr nga garat.

Në anën tjetër Prishtina u ‘shokua’ në shtëpi nga Drenica, e cila fitoi 2:1 dhe me gjasë bardh e kaltrit i ngritën duart lart në luftën për titull të kampionit.