Munir: Është nder të luaj me Messin

Ylli i ri i Barcelonës, Munir ndihet krenar që luan me Lionel Messin. Ai po e shijon ende debutimin përrallor, ku shënoi gol në Camp Nou ndaj Elches mbrëmë. Munir pret edhe raste të tjera nga trajneri Luis Enrique.

Sport

25/08/2014 10:28

Talenti i Barcelonës, Munir El Haddadi thotë se është i nderuar që luan përkrah Lionel Messit. Ai realizoi gol në debutim, në fitoren 3:0 ndaj Elches.

18 vjeçari ndihet krenar që iu dha rasti të luajë me ekipin e parë të gjigantit katalunas, ndërsa e ka lavdëruar edhe yllin argjentinas.

“Jam mjaft i lumtur me debutimin, për golin dhe për punën që e bëri ekipi”, deklaroi Munir për Canal +.

“E vërteta është se, jam i nderuar dhe krenar që shënova në Camp Nou, që luajta përkrah Lionel Messit dhe me të gjithë lojtarët tjerë të ekipit të parë”, vazhdoi ai.

“Luis Enrique më ka thënë të vazhdoj të luaj në këtë mënyrë. Shpresoj të kem minuta në këmbët e mia, do të vazhdoj të punoj dhe ta shoh se çka do të ndodh”, thotë Munir.

“Ai është trajner që kërkon nga ne punë, punë dhe punë. Kjo është arsyeja se përse ia kam dalë dhe ajo se çka po bëj. Golin ia dedikoj prindërve, vëllezërve dhe të gjithë familjes, e cila më përkrah”, përfundoi talenti i Barcelonës.