Mungon vetëm nënshkrimi: Endrick te Real Madridi për 60 milionë euro

Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me sulmuesin e Palmeiras, Endrick, për transferimin e këtij të fundit në “Santiago Bernabeu” gjatë janarit. Të paktën kështu raporton gazetari, Fabrizio Romano, sipas të cilit tanimë gjithçka është e kryer sa i përket kësaj çështjeje. Shuma e këtij operacioni do të jetë diku rreth 60 milionë euro, pa…

Sport

08/12/2022 15:35

Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me sulmuesin e Palmeiras, Endrick, për transferimin e këtij të fundit në “Santiago Bernabeu” gjatë janarit.

Të paktën kështu raporton gazetari, Fabrizio Romano, sipas të cilit tanimë gjithçka është e kryer sa i përket kësaj çështjeje.

Shuma e këtij operacioni do të jetë diku rreth 60 milionë euro, pa i llogaritur taksat që shkojnë deri në 12 milionë.

“Los Blancos” po planifikojnë që t’i nënshkruajnë të gjitha dokumentet në dhjetor, në mënyrë që hapja e merkatos të mos i gjejë të zënë duke u marrë me formalitete.

Endrick është vetëm 17-vjeçar dhe luan në qendër të sulmit. Ai përshtatet lehtë edhe në krahë, çka do të jetë një bonus për Carlo Ancelottin. /Lajmi.net/