Mungesë vullneti politik për reformë
Kryeparlamentari Krasniqi mendon se Kuvendi nuk ka kapacitetin e duhur për ta përfunduar reformën. Ai thotë se partitë nuk kanë vullnet politik.
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka qenë i ashpër rreth punës së Komisionit ad hoc për Reformën Zgjedhore.
Krasniqi ka thënë se ky Komision është dashur që ta zgjidhë çështjen e mbrojtjes së votës në përgjithësi dhe votën e deputetëve brenda listave.
“Komisioni nuk e ka kryer detyrën e vet dhe jo vetëm që se ka kryer detyrën por si ka identifikuar problemet dhe ti raportojë Kuvendit”
“Kjo punë siç ka ardhë e këtij komisioni s’do të thotë asgjë”.
“Partitë politike në ditën e zgjedhjeve kanë mundësi të ruajnë votat e tyre nëse i zgjedhin komisionerët e mirë”.
“Deputetët brenda listës si do ti mbrojnë votat e tyre nëse unë e kam gjepin e fryer dhe i blej komisionerët dhe i blej votat”.
“Ky ligj a mund ta mbrojë votën e kandidatit”?
“Ligji ekzistues në vetvete nuk ka qenë i keq, problemi është te ata të papërgjegjshëm dhe në mënyrë të organizuar manipulojnë me votën e kandidatit”.
“Detyra e komisionit është dashur të jetë se si të mbrohet vota dhe kandidatit si ta mbrojë votën”.
Jakup Krasniqi thotë se Kosova ka problem me funksionimin e institucioneve të shtetit. Ai nuk besoj që Kuvendi ka kapacitetin e duhur për ta çuar këtë reformë deri në fund.
“Ne e kemi problem me funksionimin e institucioneve të shtetit”.
“Unë dëshirojë që kjo reformë të mbyllet në Kuvend por unë nuk besojë që ky Kuvend ka kapacitetin e duhur që ta marr dhe ta bëj reformën në kohën e duhur”.
“S’ka vullnet politik”.
“Unë kam qenë i gatshëm me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme që të mos prodhoheshin këto institucione. Ka qenë e njohur për opinionin”.
Krasniqi, sot gjatë fjalimit të tij në Kuvend nuk i ka lënë anash as anekdotat në shërbim të argumentit të tij. Kësaj here ai u shërbye me atë të dhelprës, të cilës “kur i është kallë bishti, i ëshët dukur sikur po kallet dynjaja”.
“Më vjen keq nuk e kemi parë këtë vullnet. Nëse tregohet, unë jam i bindur se reforma zgjedhore do të përfundohet”.