Mungesë e madhe te Juventus për ndeshjen kundër Atletico Madrid

Douglas Costa do t'i mungojë Juventusit për ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/09/2019 11:44

Juventus nuk do të jetë i kompletuar për ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Bianconerët” kanë pësuar lëndime të disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës në ndeshjen e fundit në Serie A ndaj Fiorentinës.

Douglas Costa, Miralem Pjanic dhe Danilo e braktisën takimin para kohës.

Por, klubi kampion nga Serie A ka njoftuar se një mungesë e konfirmuar ndaj Atletico Madridit është braziliani, përcjell lajmi.net. Pjanic ka stërvitur dje pjesërisht ndaras me skuadrën dhe pritet të rikuperohet, njësoj sikurse Danilo.

Por, Costa do të jetë mungesa e madhe te Juventus së bashku me kapitenin Giorgio Chiellini. /Lajmi.net/