Mungesë e madhe për PSG, lëndohet Kylian Mbappe

Kylian Mbappe do të jetë mungesa e madhe e Paris Saint Germain për ndeshjen e vikendit.

Sport

04/10/2019 17:45

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, ka dhënë një lajm mjaft të hidhur lidhur me yllin e PSG, Kylian Mbappe.

Mbappe ka pësuar një dëmtim në shpinë dhe do t’i mungojë skuadrës së PSG gjatë këtij vikendi, kur francezët kthehen në aksion, në kuadër të Ligue 1.

“Nuk është e mundur që ai (Mbappe) të jetë me ne nesër” ka bërë të ditur Tuchel në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Jam i bindur se me pak ditë në tretman ai do të jetë komplet i gatshëm për lojë” shtoi gjermani që është në krye të stolit të kampionëve të Francës.

PSG do të përballet nesër me skuadrën e Angers, me fillim nga ora 17:00. /Lajmi.net/