Mungesa e pashpjegueshme

Juan Mata ka bërë të ditur se ai asnjëherë nuk mori shpjegim nga menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho për mungesën e paraqitjeve në formacionin bazë këtë sezon. Mesfushori spanjoll ishte futbollisti më i mirë i gjigantit londinez në edicionin e kaluar por ka vuajtur të zë vend në ekipin e titullarëve këtë stinor, pasi Mourinho…

Sport

05/12/2013 16:20

Juan Mata ka bërë të ditur se ai asnjëherë nuk mori shpjegim nga menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho për mungesën e paraqitjeve në formacionin bazë këtë sezon.

Mesfushori spanjoll ishte futbollisti më i mirë i gjigantit londinez në edicionin e kaluar por ka vuajtur të zë vend në ekipin e titullarëve këtë stinor, pasi Mourinho preferon dyshen Eden Hazard dhe Oscar në rolet e mesfushorëve ofanziv.

Mungesa e Matas ka dëshpëruar tifozët, kurse futbollisti ka thënë se menaxheri asnjëherë nuk ia ka shpjeguar vendimin. “Mënyra se si janë menaxherët, varet nga mënyra se si e kuptojnë zhveshtoren”, deklaroi Mata gjatë një interviste për magazinën Twenty Four Seven.

“Disa menaxherë nuk ju japin asnjë arsye pse luani ose pse nuk luani, thjesht për shkak se nuk e shohin të arsyeshme. Jose është i tillë. Por, të jem i sinqertë, jam personi më i qetë dhe kam besim në vete dhe gjithmonë mundohem të nxjerri gjëra pozitive nga momentet e vështira, andaj isha në rregull atëherë dhe jam në rregull tani”, u shpreh ai.