Mungesa e Messit ndaj Marokut do t’i kushtojë Argjentinës 450 mijë euro

Rikthimi i Lionel Messit me kombëtaren e Argjentinës nuk shkoi ashtu siç ishte pritur.

Sport

25/03/2019 21:09

Kombëtarja argjentinase pësoi një humbje me rezultatin 3:1 në përballjen me kombëtaren e Venezuelës.

Në këtë ndeshje, Messi pësoi një lëndim në ije, e cila ia pamundëson paraqitjen në ndeshjen me Marokun.

Kështu, për mungesën e Messit, federata argjentinase do të humb rreth 450 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi që kombëtarja e Marokut do të paguante një shifër shumë më të madhe për këtë miqësore, nëse ylli kryesor do të paraqitej.

Edhe pse federata e Marokut do të kursejë disa para, ata janë të dëshpëruar për mungesën e yllit të Barcelonës. /Lajmi.net/