Mungesa e magjisë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar se mungesa e Lionel Messit është goditje e rëndë për gjigantin katalan. Ylli argjentinas pësoi një lëndim të ri në kofshën e këmbës së majtë në fitoren 4:1 ndaj Real Betisit të dielën, dhe do të mungojë për dy muaj. Kampioni në fuqi udhëheq në La Ligën me…

Sport

12/11/2013 20:00

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar se mungesa e Lionel Messit është goditje e rëndë për gjigantin katalan.

Ylli argjentinas pësoi një lëndim të ri në kofshën e këmbës së majtë në fitoren 4:1 ndaj Real Betisit të dielën, dhe do të mungojë për dy muaj. Kampioni në fuqi udhëheq në La Ligën me tri pikë më tepër se Atletico Madrid, por Xavi dyshon se atyre do t’u nevojitet Messi, sa më shpejt.

“Të gjithë e dinë rëndësinë që ka Leo për këtë ekip”, deklaroi Xavi për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.

“Leo e bën dallimin dhe nuk ekziston asnjë futbollist në botë i aftë të bëjë atë që e bën ai. Por, do të jetë në rregull. Ai do të kthehet dhe do të kënaqemi duke luajtur sërish së bashku me të”, u shpreh ylli spanjoll. Suadra e Gerardo Martinos do të zhvillojë tetë ndeshje në tri gara të ndryshme brenda gjashtë javëve të ardhshme para pushimit dimëror të La Ligës nga 22 dhjetori.