Mungesa e letrës adekuate zvarrit dhënien e patentë-shoferëve

Mungesa e letrës për shtypjen e patentë shoferit ka ndikuar që shumë qytetarë të vendit me javë të tëra të mos mund të pajisen me këtë dokument.

Lajme

04/05/2015 20:47

Një qytetar nga Dragashi tha për Telegrafin se ndonëse ka aplikuar për patentë shoferi më 20 mars të këtij viti, ende nuk e ka marrë këtë dokument.

Sipas tij, herën e fundit kur ka shkuar në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve dhe Lëshimin e Patentë-shoferëve ka qenë javën e kaluar.

“Kam qenë javën e kaluar. E vetmja përgjigje e zyrtarëve përgjegjës ka qenë: ende nuk ka ardhur prej Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve”, tha ai.

Si mëson Telegrafi, fakti përse ka vonesa në pajisjen e qytetarëve me patentë-shoferë ka të bëjë kryesisht me mungesën e letrës që nevojitet për shtypjen e këtyre dokumenteve.

“Bëhet fjalë për vonesë të tenderit për furnizim me letër e cila përdoret për shtypjen e patentë-shoferëve”.

Në anën tjetër, nga zyra për informim e MPB-së kanë thonë se aplikimet për të gjitha statuset e patentë-shoferëve janë duke u bërë në përputhje me procedurat legjislative në fuqi, përfshirë edhe aplikimet për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë së patentë-shoferëve që u ka skaduar afati për shumë se një vit.

Ata theksojnë se “duke pasur parasysh vëllimin e aplikimeve për patentë-shoferë (sidomos vazhdimin e afatit të këtij dokumenti), pajisja e qytetarëve po bëhet në mënyrë të vazhdueshme (sipas radhës së aplikimit)”.

“Jemi duke u angazhuar që në afate sa më të shpejta kohore t’i pajisim të gjithë aplikantët, përfshirë edhe aplikuesit që e kanë humbur patentë-shoferin.