Mungesa e kontejnerëve dhe bllokimi i trotuareve, i vështirëson punën kompanisë “Pastrimi” (Foto/Video)

Në Rrugën “Isa Kastrati”, shumë afër parkut të qytetit është një grumbull i madh i mbeturinave, ku në mungesë të kontejnerëve, ato hedhen në tokë.

Lajme

06/03/2017 14:59

Kompania e grumbullimit të këtyre mbeturinave “Pastrimi”, po has në probleme të shumta në këtë zonë, shkruan lajmi.net.

Ata nuk po munden të kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet, madje problem i sjellin edhe veturat që janë të parkuara shumë pranë vendit ku duhej të ishin kontejnerët për hedhjen e mbeturinave.

Në pamundësi të intervenimit nga ana e punëtorëve, kjo pikë mbeti pa u pastruar fare.

Këso probleme ata thanë se hasin çdo ditë në këtë rrugë që shtrihet buzë Parkut të qytetit.

E në mungesë të kontejnerëve, mbeturinat hedhen në çdo cep të rrugës, aty ky qytetarëve u vie më lehtë.

“As kafshët kështu nuk bëjnë”, shprehet njëri punëtor i cili duket i mllefosur nga kultura e qytetarëve.

E ndërsa kjo pjesë mbeti pa u pastruar, kompania vazhdoi tutje për të larguar mbeturinat tjera që ndodhen përreth. /Lajmi.net/