Mungesa e Italisë në Katar 2022, Mancini ka një premtim të madh për italianët
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për synimet e tij për të ardhmen e Kombëtares. Duke folur në konferencë për mediet pasi siguroi fazën finale “Final Four” të Nations League, tekniku theksoi se do që në Kupën e Botës në 2026 nuk dëshiron që vetëm të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për…
Sport
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për synimet e tij për të ardhmen e Kombëtares.
Duke folur në konferencë për mediet pasi siguroi fazën finale “Final Four” të Nations League, tekniku theksoi se do që në Kupën e Botës në 2026 nuk dëshiron që vetëm të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë present, por për ta fituar atë.
“Do të duhet të presim edhe katër vjet, por synimi është të shkojmë në Shtetet e Bashkuara për të fituar”-tha Mancini.
Megjithatë Italisë do i duhet të presë edhe katër vite dhe me Botërorin Katar 2022 në prag kus kuadra e Mancinit nuk do të jetë prezente, pritja do të duket pak më e gjatë. /Lajmi.net/