“Mundo Deportivo” zbulon çfarë do të ndodhë para ndeshjes Barcelona – PSG (FOTO)

Tifozët e Barcelonës në Camp Nou kanë përgatitur një mozaik në tribuna para duelit me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/03/2017 11:15

Tifozët e Barcelonës nuk do të dorëzohen lehtë përkundër humbjes 4:0 në ndeshjen e parë ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë përgatitur një mozaik në tribunat e stadiumit Camp Nou, përmbajtja e së cilit është zbuluar sot nga “Mundo Deportivo”.

“Tots amb l’equip!” – “Të gjithë me ekipin” do të shkruan në të, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona do të tentojë të bëhet ekipi i parë që kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve pas humbjes 4:0 në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6