Mundësi të reja për zgjerim të BE’së

14:27 | 25 Tetor 2013

Linkevičius- Fule

Marrëveshja historike në mes të Serbisë dhe Kosovës ka rëndësi qenësore, për faktin se ajo kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit dhe siguron se si Serbia ashtu edhe Kosova mund të vazhdojnë drejt shtigjeve të tyre evropiane.

Para disa muajsh, Bashkimi Evropian u zgjerua sërish. Kroacia u bë shteti i 28’të anëtar i BE’së. Ky zgjerim i ri ka treguar edhe një herë se projekti i BE-së nuk ndalet e as nuk ngadalësohet. Ai po ashtu nënvizon kredibilitetin e politikës së zgjerimit sipas së cilës pranohen vendet pasi të kenë plotësuar kriteret e nevojshme. Agjenda e Presidencës Lituaneze në këtë  gjashtëmujor është një dëshmi e mirë e vendosmërisë për ta vazhduar këtë politikë.

Përkundër dinamikës së ndryshme, në vendet e zgjerimit ne mund të vërejmë zhvillime shumë pozitive. Marrëveshja historike në mes të Serbisë dhe Kosovës ka rëndësi qenësore, për faktin se ajo kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit dhe siguron se si Serbia ashtu edhe Kosova mund të vazhdojnë drejt shtigjeve të tyre evropiane. Ai është ndoshta edhe shembulli i fundit mëi qëlluar i fuqisë transformuese të procesit të pranimit të BE’së dhe është një sinjal i qartë i asaj se edhe vendimet më të vështira mund të merren nëse ka motivim dhe gatishmëri politike. Pas një marrëveshjeje të re mbi normalizimin e raporteve, të dyja palët tani takohen rregullisht, me mbështetjen e BE-së, për të zgjidhur çështjet praktike për të mirën e qytetarëve të të dyja palëve. Dhe BE’ja ka nisur procesin e klasifikimit, së pari të dy kapitujve shumë të rëndësishëm me Serbinë në muajin shtator dhe është po ashtu duke u përgatitur të nisë negociatatat për një Marrëveshje Stabilizim Asocimi me Kosovën më 28 tetor. Megjithatë, sulmi i fundit mbi stafin e EULEX’it në Kosovë, autorët e të cilit krim presim që të sillen para drejtësisë së shpejti, ka treguar gjithashtu se sa i nevojshëm është angazhimi i BE’së.

Procesi i negociatave me Malin e Zi ka arritur në një moment të ri, dhe dy kapitujt e rëndësishëm të negocimit në procesin e pranimit mund të hapen në muajt e ardhshëm. Ne jemi duke bërë përpjekje po ashtu që të zhvillojmë negociatat për pranim me Turqinë sipas planit. Shqipëria ka treguar një përmirësim të sjelljes demokratike në zgjedhjet e fundit dhe ka siguruar një tranzicion paqësor të pushtetit duke i rritur gjasat e saj për të fituar statusin e kandidatit. Për të mbështetur kohën e reformimit, ne kemi vazhduar dialogun e niveit të lartë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe me Bosnjen dhe Hercegovinën.

Natyrisht që pranimi i BE’së nuk po zhvillohet në zbrazëti. Në klimën ekonomike aktuale, qytetarët e të dyja palëve, shteteve anëtare dhe vendeve aspiruese, janë gjithnjë e më tëshqetësuara për ndikimin e zgjerimit të vazhdueshëm. Menaxhimi i procesit të zgjerimit pasyron vetë këto shqetësime. Procesi i negociatave bazohet në kushtëzim të ashpër, ku secili hap i ndërmarrë varet nga progresi i arritur në praktikë. Kjo nuk ka të bëjë me shënjimin e kutive në listën e detyrave, mirëpo ka të bëjë me krijimin e të dhënave konkrete në fushat, si: të drejtat dhe liritë themelore, sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe demokracia. Fuqizimi i sundimit të ligjit, përmirësimi i kapacitetit për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin, progresi i arritur në zbatimin e standardeve demokratike dhe për të drejtat dhe liritë e njeriut, sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e mbarë Evropës. 

Zgjerimi është një storie e suksesit të arritur të BE-së, që pasqyrohet edhe në Çmimin e fundit Nobel për Paqe. Megjithatë, nëse ne dëshirojmë të jemi serioz dhe realë, ne duhet të frymëzohemi për të pikturuar një pikturë roze joreale. Shembujt e përmendur më herët tregojnë se progresi është i mundshëm  aty ku ka vullnet politik për t’u fokusuar në reforma dhe aty ku agjenda e BE’së konsiderohet një prioritet kombëtar. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se askund në rajon e në asnjë vend tjetër reformat nuk zhvillohen me shpejtësinë që ne duam.  Duhet të bëhet edhe shumë punë, mirëpo kjo nuk e dekurajon procesin e zgjerimit të BE’së, i cili ka ndikim të madh transformues. Kërcënimi këtu nuk është në zgjerim, mirëpo më shumë në lodhjen prej përpjekjeve në reformim.

Mundësitë për të lëvizur vendosshmërisht drejt shtegut të integrimit evropian janë shumë të qarta dhe janë të hapura për të gjitha vendet që aspirojnë. Është në duart e këtyre vendeve që këto mundësi t’i bëjnë realitet për të mirën e qytetarëve të tyre, ashtu siç e bëri Kroacia.  Ne mbetemi shumë të angazhuar në mbështetjen e tyre përgjatë rrugës që kanë, duke ditur se për aq sa ky është një sukses i përbashkët, ky është edhe kredibilitet i zgjerimit, si një prej politikave kryesore të BE’së.

(Štefan Füle është Komisioner i BE’së për Zgjerim. Linas Antanas Linkevičius ështëMinistër i Punëve të Jashtme i Lituanisë.)