Mundësi aplikimi për grante në thirrjen e Katërt të Fondit Rajonal të Sfidave në Kosovë

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) në kuadër të shpalljes së Thirrjes së Katërt për Shprehje Interesi, ka mbajtur sesion informues për Shprehje Interesi, duke mbledhur përfaqësues nga ofruesit e arsimimit dhe aftësimit profesional, për të zbatuar mësimin dual apo të bazuar në punë. Ky sesion kishte për qëllim për të mbështetur aplikuesit potencial gjatë procesit…

Lajme

25/04/2025 14:14

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) në kuadër të shpalljes së Thirrjes së Katërt për Shprehje Interesi, ka mbajtur sesion informues për Shprehje Interesi, duke mbledhur përfaqësues nga ofruesit e arsimimit dhe aftësimit profesional, për të zbatuar mësimin dual apo të bazuar në punë.

Ky sesion kishte për qëllim për të mbështetur aplikuesit potencial gjatë procesit të tyre të aplikimit, duke ju prezantuar informata mbi pranueshmërinë e aplikantëve, kriteret dhe procedurat e aplikimit që duhen ndjekur si dhe informacione të tjera të rëndësishme.

RCF ju rikujton mbi shpalljen e Thirrjes së Katërt për Shprehje Interesi nga të gjitha vendet dhe sektorët ekonomikë të Ballkanit Perëndimor 6 (BP6), për konsorciumet e interesuara të instituteve të aftësimit profesional dhe ndërmarrjeve, të përkushtuara për përgatitjen dhe zbatimin e përbashkët të programeve të trajnimit bashkëpunues, dhe ju fton për të aplikuar online deri me 6 qershor 2025, ora 23:59.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen nga konsorciume të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të formuara nga ofruesit e arsimimit dhe aftësimit profesional dhe të paktën tre ndërrmarrje që angazhohen së bashku në ofrimin e trajnimeve bashkëpunuese.

Informacione të detajuara mbi kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet për dorëzim mund të gjenden në Udhëzimet për Thirrjen e Tretë për Shprehjen e Interesit të disponueshme në këtë link .

Z. Renato Vasili, Koordinator Rajonal në RCF, përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoj rezultatet e deritanishme që janë arritur në Kosovë „aktualisht janë 28 projekte fituese të udhëhequra nga 29 shkolla në partneritet me 101 kompani partnere, në vlerë prej afër 12.2 milion euro të angazhuara deri tani. Këto investime janë paraparë kryesisht për invesim në infrastrukturë, pajisje dhe makineri, si dhe trajnime duke krijuar rreth 2900 vende trajnimi dhe 30 programe trajnuese për studentë“.

Anëtar të Forumit të Investimeve të Odave të BP6 është Oda Ekonomike Ekonomike, një nga partnerët e rëndësishëm të projektit. Z. Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Odën Ekonomike të Kosovës deklaroi se „për neve si përfaqësues të bizneseve është shumë e rëndësishme që të zhvillohet sistemi arsimor dhe sistemi ekonomik që të kemi mundësi të përfshirjes së bizneseve. Ky projekt është unik, mund të them që është një mundësi e jashtëzakonshme për shkollat dhe kompanitë. Pra, ju si përfaqësues të shkollave e keni mundësinë të tregoni se çfarë dëshironi dhe si dëshironi të zhvilloheni“.

Eventi u përmbyll me prezantimin e detajuar mbi procedurat dhe kriteret e aplikimit për grante, informata mbi pranueshmërinë e aplikantëve, hapat që duhen ndjekur si dhe informacione të tjera të rëndësishme për aplikim në kuadër të këtij projekti.

Znj. Vesa Shehu Hoxhai, Koordinatore Rajonal në RCF, prezantoj procedurat dhe kriteret e aplikimit për grante, informata mbi pranueshmërinë e aplikantëve, hapat që duhen ndjekur si dhe informacione të tjera të rëndësishme për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë në kuadër të këtij projekti.

Për të gjithë të interesuarit për t’ju mbështetur tutje në procesin e aplikimit, RCF organizon shtesë një Sesion Udhëzues dhe Pyetje & Përgjigje në Kosovë më 30 Prill 2025 në orën 11:00 CET. Për të marrë pjesë, ju lutemi regjistrohuni KËTU.

Për çdo pyetje të mëtejshme, mos hezitoni të kontaktoni përfaqësuesit Vesa Shehu Hoxha [email protected] dhe Renato Vasili, [email protected].