Mund t’iu ketë ikur: Tifozët e Man Utd kërkojnë largimin e Woodward, gjatë derbit me Liverpool

Tifozët e Manchester United kanë dërguar një mesazh të qartë për bordin e klubit, duke kërkuar largimin e Ed Woodward.

Sport

20/10/2019 18:35

Gjatë derbit që po luhet në ‘Old Trafford’ ndërmjet Man United dhe Liverpool, ‘Djajtë e kuq’ kanë dhënë një mesazh për bordin e skuadrës.

Ata kanë treguar një baner, të cilin e kanë bartur me aeroplan, e mbi të cilin shkruhej “Woodwardout” (Woodward jashtë), përcjell lajmi.net.

Tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatet e skuadrës viteve të fundit dhe si një nga fajtorët kanë identifikuar zëvendës shefin e skuadrës. /Lajmi.net/