‘Mund ta bëj Rooneyn më të mirë’

Trajneri i Manchester United, Lous Van Gaal ka thënë se mund ta bëj secilin lojtar më të mirë, duke përfshirë këtu edhe Rooneyn.

Sport

30/11/2014 09:11

Van Gaal ka përgëzuar Rooneyn për formën e tij gjatë kohëve tëfundit, duke insistuar se kapiteni i United mund të bëhet edhe më i mirë.

“Para se unë të arrija këtu, natyrisht, unë kam dëgjuar për reputacionin e tij. Por, që nga dita e parë, ai nuk ishte Rooney për të cilin kanë folur njerëzit”.

“Përmendimin tim, ai ishte një shembull shumë i mirë në stërvitje. Unë mendoj se ai duhet të luaj çdo herë me mua, edhe në momente të dobëta, pasi unë do tia kthej vetbesimin”.

“Unë mund ta bëj atë edhe më të mirë. Sidoqoftë, ai është kapiten i Anglisë dhe ka një eksperiencë të mirë”, përfundoi trajneri i United.