Mumia shekullore pretendohet se ende është gjallë

Një mumie dy shekullore është gjetur, për të cilën budistët thonë se ‘nuk është e vdekur’.

Fun

05/02/2015 14:08

Një akademik budist thotë se murgu 200 vjeçar mumie i zbuluar në Mongoli mund të mos jetë i vdekur, por në një meditim shumë të thellë.

Trupi i ruajtur i këtij murgu u zbulua javën e kaluar në rrethinën e Songinokhairkhan, afër kryeqytetit të Mongolisë, Ulaanbaatar, transmeton Lajmi.net.

Ekzaminimet mjeko-ligjore janë duke iu bërë trupit të mumies, për të cilin hulumtuesit thonë se i përket një njeriu që mund të ketë qenë një mësues i budizmit tibetian.

Një ekspert madje pretendon se murgu mund të jetë në një gjendje të rrallë shpirtërore të quajtur “tukdam”.

Ganhugiyn Purevbata, themelues i Institutit Mongolian të Artit Budist, tha për Siberian Times: “Mumia është e vendosur në pozitën e quajtur “Zambaku i Ujit” dhe e ka dorën e majtë të hapur, kurse dora e tij e djathtë simbolizon predikimin e Sutra-së”, transmeton Lajmi.net.

“Kjo është një shenjë që ai nuk është i vdekur, por është në një meditim shumë të thellë”, shtoi ai.