Muller sfidon Lewandowskin që t’iu përgjigjet krahasimeve me Lionel Messin

Thomas Muller ka një sfidë për Robert Lewandowskin.

Sport

09/08/2020 10:00

Pas performancave të jashtëzakonshme këtë edicion me fanellën e Bayern Munich, Robert Lewandowski ka fituar nderin të krahasohet me Lionel Messin e Barcelonës.

Lidhur me këtë krahasim është pyetur mbrëmë edhe Thomas Muller, i cili ka thënë se Lewa duhet ta dëshmojë këtë të premtën.

“Do ta shohim këtë të premtën. Lewy duhet të përgjigjet në këtë pyetje”, ka thënë Muller, transmeton lajmi.net.

“Messi luajti mirë sot. Por, është në dorën e Lewy dhe në dorën tonë që t’i përgjigjemi kësaj në favor të Lewy, të premtën”, shtoi gjermani.

Të premtën, Bayern Munich dhe Barcelona luajnë përballë, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.  /Lajmi.net/