Muller: Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, ishte një kënaqësi e madhe

Thomas Muller, ka folur pas eliminimit të Gjermanisë. Gjermania fitoi ndeshjen e fundit të grupit ndaj Kosta Rikës, por nuk mjaftoi për të kaluar tutje në fazën tjetër. Ky Botëror mund të ketë qenë i fundi për shumë nga yjet e gjermanëve, në mesin e tyre edhe për Muller. Ai tha nëse do jetë kjo…

Sport

01/12/2022 23:10

Thomas Muller, ka folur pas eliminimit të Gjermanisë.

Gjermania fitoi ndeshjen e fundit të grupit ndaj Kosta Rikës, por nuk mjaftoi për të kaluar tutje në fazën tjetër.

Ky Botëror mund të ketë qenë i fundi për shumë nga yjet e gjermanëve, në mesin e tyre edhe për Muller.

Ai tha nëse do jetë kjo ndeshja e tij e fundit, do ishte kënaqësi e madhe

“Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, ishte një kënaqësi e madhe. E kam bërë me dashuri”, tha lojtari i Bayerni, përcjell lajmi.net.

“Ne përjetuam momente të pabesueshme së bashku. Në çdo ndeshje jam munduar ta lija zemrën në fushë”, përfundoi gjermani.

Kombëtarja gjermane nuk arriti të prek fazën tjetër për të dytin Botëror me radhë./Lajmi.net/