Muller me kritika të ashpëra për Ancelottin

Thomas Muller nuk ka hezituar t’i shprehë pakënaqësitë që ai pati për ish-trajnerin e Bayern Munich, Carlo Ancelotti.

Sport

26/02/2020 15:14

Sipas gjermanit, me Ancelottin gjithçka ishte ndryshe me çka ishte mësuar e gjithë skuadra ku për pasojë as sukseset me italianin nuk erdhën.

Në një intervistë për The Athletic, sulmuesi e tregoi qartazi edhe një herë zhgënjimin që kishte për trajnerin e tanishëm të Everton.

“Pas largimit të Guardiolas ne më nuk ishim të sukseshëm, ishte një situate krejt ndryshe pa të”, u shpreh fillimisht 30-vjeçari transmeton lajmi.net.

“Çdo që për të cilën kemi luftuar, çdo gjë të cilën e kemi mësuar në ato vite fantastike (me Guardiolan) iku. Unë e pata një parandjenjë se diçka e tillë do të ndodhte, por ndodhi diçka edhe më qesharake për shikuesit”, ishin fjalët e ish-reprezentuesit të kombëtares së Gjermanisë.

Kujtojmë se gjatë kohës sa Ancelotti udhëhiqte skuadrën bavareze pati shumë të pakënaqur në dhomat e zhveshjes, ku ndër më të zëshmit ishte pikërisht Muller./Lajmi.net/