Muller komenton përsëri Topin e Artë, thotë se Lewa duhej ta fitonte para Messit

Thomas Muller është kthyer për të komentuar Topin e Artë 2021.

Sport

19/02/2022 18:24

Lionel Messi shpallej lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, duke regjistruar njëkohësisht një rekord historik me shtatë Topa të Artë.

Robert Lewandowski ishte lojtari që rivalizoi argjentinasin në këtë garë, por nuk arriti dot ta fitonte çmimin.

Muller, shok skuadre i Lewandowskit, beson se ishte e padrejtë që Messi ta fitonte këtë trofe para polakut.

“E dimë se vendoset nga votat e gazetarëve, dhe fituesi, nëse gjithçka shkon mirë, bazohet në atë që merr më së shumti vota, dhe kjo është arsyeja pse Messi fitoi”, ka thënë Muller, transmeton lajmi.net.

“Por, në Mynih mendojmë ndryshe, sepse kemi parë Lewandowskin teksa shënonte dhe luante çdo ditë”, ka shtuar gjermani.

“Është gjithmonë e vështirë, secili ka lojtarin favorit, por çmimet individuale nuk janë më të rëndësishmet në futboll. Ajo që ndodh në fushë është më e rëndësishme.

Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë në vitin e kaluar kalendarik dhe për këtë arritje të tij ai u shpall sulmuesi më i mirë nga ‘Ballon d’Or’. /Lajmi.net/