Muller e përsërit: Ne jemi Bayerni!

Lojtari i Bayern Munichut, Thomas Muller ka përsëritur edhe një herë tjetër se skuadra e tij nuk e ka ndërmend të dorëzohet në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Sport

11/05/2015 13:43

Muller ka thënë se skuadra e Bayernit do të tentojë gjithçka që duhet për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, edhe pse një gjë e tillë duket e pamundur për tu bërë.

“Ne jemi Bayerni dhe do të bëjmë më të mirën tonë edhe pse e dimë që do të jetë një gjë shumë e vështirë”, tha Muller.

“Ne do të hartojmë një plan dhe do të mundohemi që ta ekzekutojmë atë sa më mirë që është e mundur”, përfundoi gjermani.