Muller: Do të qëndroj te Bayerni deri në fund (Foto)

Lojtari i Bayernit, Thomas Muller i ka dhënë një lajm të madh skuadrës së tij, duke thënë se do të qëndroj në Allianz Arena deri në fund të karrierës.

Sport

01/06/2015 11:47

Thomas Muller ka thënë se do të qëndrojë te Bayerni deri në fundin e karrierës së tij.

“Unë jam lindur këtu, unë jam rritur këtu, dhe do të përfundoj karrierën time këtu”, ishte postimi i Mullerit në Twitter.

Kështu, skuadrat që janë të interesuara për shërbimet e Mullerit të dorëzohen që nga tani, pasi ai nuk duket se do të largohet nga Bavarezët deri në fundin e karrierës.

Muller