Muller: Do ta humbja qëllimisht penalltinë nëse kontakti nuk do të ekzistonte

13:01 | 15 Prill 2019

Ylli i Bayern Munich, Thomas Muller, ka mbetur i pakënaqur me ndodhitë gjatë ndeshjes kundër Fortuna Dusseldorf.

Një moment i cili e ka nervozuar shumë lojtarin e Bayern, ishte momenti kur u akordua penallti në favor të Dusseldorf.

Lojtari ka thënë se nëse një penallti e tillë do të akordohej në favorin e tij, ai do të gabonte qëllimisht në goditjen e tij.

“Sigurisht se topi goditi dorën. Nuk e di se si pjesa tjetër e Gjermanisë e shohin atë, por unë si sulmues, nuk do të doja një penallti si ajo në favorin tonë. Do ta humbja qëllimisht atë” ka thënë Muller për ‘Sky’, transmeton lajmi.net.

Bayern Munich ishin me epërsinë 3:0 falë dy golave të Coman dhe njërit të Gnabry, para se penalltia të akordohej.

Ishte teknologjia VAR ajo që vuri re se qendër mbrojtësi i Bayern, Mats Hummels, kishte luajtur me dorë brenda zonës së 16 metërshit të bavarezëve.

Përkundër kësaj penalltie, Bayern Munich shënoi fitore me rezultatin 4:1, për tu rikthyer në krye të tabelës në Bundesliga. /Lajmi.net/