Mujka thotë se Iber- Lepenci ka rritur të hyrat, del me shifra

Kryeshefi i Iber- Lepencit, Faruk Mujka ka komentuar të hyrat e dy viteve paraprake. Ai ka thënë se gjatë periudhës 2022-2023, ka pasur një rritje të qëndrueshme të të hyrave, shkruan lajmi.net. Sipas tij, ky trend pozitiv është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve. Statusi i tij i plotë: Gjatë periudhës…

Lajme

19/09/2024 19:46

Kryeshefi i Iber- Lepencit, Faruk Mujka ka komentuar të hyrat e dy viteve paraprake.

Ai ka thënë se gjatë periudhës 2022-2023, ka pasur një rritje të qëndrueshme të të hyrave, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ky trend pozitiv është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve.

Statusi i tij i plotë:

Gjatë periudhës 2022-2023, NPH “Ibër Lepenc” Sh.A. ka pasur një rritje të qëndrueshme të të hyrave, duke reflektuar përmirësime të rëndësishme në menaxhimin dhe operacionet e saj. Ky trend pozitiv është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve, si dhe i aftësisë për t’u përshtatur me sukses ndaj sfidave të tregut dhe mundësive të reja.

Më poshtë mund të shihni grafikonet që tregojnë qartë rritjen e të hyrave, fitimit e prodhimit gjatë viteve 2019-2023. /Lajmi.net/