Muja edhe në fushatë dhe në gjykatë
Paralelisht seancave gjyqësore të parapara për ditën e enjte dhe të premte, Ramadan Muja do të vazhdojë edhe me aktivitetet parazgjedhore, sipas agjendës së përpiluar nga Shtabi Elektoral i PDK’së.
Lajme
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, po vazhdon të mbajë takime të rregullta me elektoratin e tij në këtë qytet dhe në të njëjtën kohë po i përgjigjet edhe gjykatës, e cila tash sa muaj po zhvillon një proces gjyqësor ndaj tij.
Muja, i cili po rikandidon për një mandat të tretë në Prizren, nesër e ka seancën e radhës në Gjykatë, ku gjithashtu, do të jetë edhe të premten.
Paralelisht me seancat gjyqësore, Muja do të vazhdojë edhe me aktivitetet parazgjedhore, të parapara nga Shtabi Elektoral i PDK’së.
Kreu aktual i Prizrenit dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij po akuzohen nga Gjykata për shpërdorim të detyrës zyrtare, në lidhje me marrjen e disa vendimeve që kanë të bëjnë me pronën komunale, e të cilat dyshohet të jenë të paligjshme.