Muhaxheri s’ka kohë të merret me AAK-në

Pas deklaratave të nënkryetarit të AAK-së në Pejë, Naim Sahiti, kryetari i Pejës ka deklaruar se nuk ka kohë më të merret me ta dhe se deri në 2025 ai do të jetë kryetar i Pejës.

Lajme

24/11/2014 19:49

“Është mirë që kanë filluar me e luajt rolin e opozitës. Kanë kohë të mësojnë deri në vitin 2025, kur do të jem unë kryetar. Ata çfarë kanë bërë për dy mandate e dinë mirë. Nuk kam kohë më të merrem me ta”, ka thënë shkurt Muhaxheri për Indeksonline.

Dega e AAK-së në Pejë e ka kërkuar dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit, me akuza se ky i fundit po e keqpërdor pozitën e tij për procedurat e tenderimit. Sipas saj, “Muhaxheri e ka njollosur pozitën e të parit të Pejës, për çka duhet të japë dorëheqje”.